Dua Lipa ka pasur një vit të jashtëzakonshëm që lamë pas vetes duke korrur suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare u bë e famshme në vitin 2015, kur publikoi këngën “Be the One” dhe arriti të pushtoj top-listat botërore.
Por, rrallëkush e di se kush e zbuloi talentin dhe ta kthejë në yll botëror. Për këtë u përkujdes vetë bukuroshja jonë duke treguar përmes rrjeteve sociale se kush qëndron pas sukseseve të saja.
“Menaxheri im dhe shoku i ngushtë Ben Tapi, i cili i dëgjon demot e mia që kur isha 17-vjeçare dhe pa diçka tek unë. Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë… por ky ishte një fillim mjaft i mirë për të nisur vitin, mbrëmja Grammy”, ka shkruar 22-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se zeshkania u vlerësua me dy çmime në “Grammy Awards”, ku ishte shqiptarja e parë që ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
Tashmë mbetet për tu parë nëse do arrijë të ketë sukses në Brit Awards ku ka marrë katër nominime.
Ndryshe, Lipa është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore dhe besohet se së shpejti do të nxjerr në shitje albumin e ri. /Telegrafi/