Site icon Telegrafi

Dua Lipa zbulon numrin e pjesëmarrësve në koncertin e Prishtinës (Video)

Dua Lipa ka shprehur emocionet e saja pas koncertit të mbrëmshëm të mbajtur në Prishtinë.

Këngëtarja ka pohuar se ndihet krenare që është shqiptare dhe është e lumtur me faktin se në koncertin e zhvilluar në parkun e Gërmisë ishin rreth 18 mijë fansa.

Përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, Dua ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në performancën e saj, transmeton Telegrafi.

“KRENARE QË JAM SHQIPËTARE! 18 mijë prej jush këtë e dëshmuan natën e fundit! Pas 4 vjetëve mungese për të ardhur deri këtu!!!! Ju falënderoj të gjithëve prej thellësisë së zemrës për natën e fundit. Ju dua shumë shumë! Rikthimi më i mirë ndonjëherë në shtëpi”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.

Lexo po ashtu Shikoni si këndoi Dua Lipa me babanë (Video)

Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka premtuar se të gjitha paratë e mbledhura prej shitjes së biletave do të shkojnë në fondacionin bamirës “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version