Site icon Telegrafi

Dua Lipa zbulon nëntë gjërat që i kanë munguar sa ishte larg shtëpisë

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka pasur një numër të madh të angazhimeve koncertale dhe së shpejti do të fillojë një turne anembanë globit.

Por, para se të nis turneun Lipa është kthyer në kryeqytetin britanik, Londër, aty ka edhe pjesëtarët tjerë të familjes.

Në fakt, duket se këngëtares i ka munguar ndjesia e të qenit në shtëpi sa që ka zbuluar disa gjëra që nuk i ka pasur në vendet tjera.

“Më mungon shtrati. Më mungon divani. Më mungon kuzhina. Më mungon dera . Më mungojnë lulet e mia. Më mungon televizori. Më mungon frigoriferi. Më mungon dushi. Më mungon kopshti. Përshëndetje Londra, jam në shtëpi”, ka shkruar Dua në llogarinë personale të Instagramit.

Ndryshe, Dua kohë më parë ka publikuar videokëngën “New Rules”, e cila është shikuar mbi 315 milionë herë në YouTube.

Vlen të theksohet se 22-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version