Telegrafi

Dua Lipa zbarkon me jaht luksoz brigjeve të Dhërmiut

Këngëtarja shqiptare me nam botëror, Dua Lipa, ka shijuar një javë të tërë brigjeve të bregdetit shqiptar.

Së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, artistja e shumë hiteve globale ka vizituar disa nga vendet më turistike të shtetit amë.

Pas vizitës në Tiranë dhe Krujë, familja Lipa u shoqëruan nga kryeministri shqiptar Edi Rama në jug të Shqipërisë, për të shijuar disa ditë të mira pushimi në det.

Dua Lipa me pushime në Shqipëri (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Mëngjesin e së enjtes, Dua ka arritur në brigjet e detit të Dhërmiut me një jaht luksoz, shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe motra, si dhe i dashuri i saj.

Telegrafi ka arritur të sigurojë disa fotografi ekskluzive nga momenti i zbarkimit të këngëtares shqiptare në detin Jon.

Dua Lipa me jahtin luksoz brigjeve të Dhërmiut (Foto: Telegrafi)

Edhe vet Dua e konfirmoi përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, se është duke shijuar kohën më të mirë me diell në jugun e Shqipërisë.

Dua Lipa me jahtin luksoz brigjeve të Dhërmiut (Foto: Telegrafi)

Vizita e saj në Tiranë u realizua me qëllim pamjen nga afër të një kopshti që është në rindërtim e sipër, enterieri i së cilës është mundësuar nga fondacioni i këngëtares, i quajtur “Sunny Hill Foundation”.

Dua Lipa me pushime në Shqipëri (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua këto ditë është treguar aktive edhe në muzikë, duke publikuar klipin e ri “Demeanor” – bashkëpunim me artistin e ndjerë, Pop Smoke. /Telegrafi/