Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.
Ajo solli remiksin e këngës “Levitating” së bashku me klip, në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës si Madonna dhe Missy Elliott.
E veçanta e këtij klipi është se pjesë e tij është i dashuri i artistes, Anwar Hadid.
Teksa po shijon suksesinj e projektit muzikor, Dua po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale dhe t’i mbajë fansat të azhurnuar për më të rejat e saj.
Së fundmi, Lipa, ka realizuar një fotosesion shumë të veçantë për “W Magazine”, në të cilin është shfaqur në disa poza mjaft artistike dhe ndryshe.
Në disa prej paraqitjeve, Dua pozon në ngjyrën rozë teksa te pjesa e gjoksit ka të stampuar një dizajn me qershi.
Ajo i publikoi për fansat e saj në Instagram disa nga fotografitë e këtij seti, duke thënë se ishte diçka vërtetë e veçantë për të, pozimi për këtë revistë.
“Nxehtë nga i mrekullueshme, argëtuesi dhe fotografi legjendar Tim Walker për ‘W Magazine'”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive. /Telegrafi/