Site icon Telegrafi

Dua Lipa vjen me poza artistike në koopertinën e revistës së famshme gjermane “Zeit”

Foto: Zeit Magazine

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Evropë prej disa javësh.

Teksa publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri “Physical”, Dua së fundmi pozoi edhe për koopertinën e revistës së famshme gjermane “Zeit Magazine”, e cila botohet në Hamburg (Gjermani) nga viti 1946 dhe është mjaft e njohur.

Dua vjen tejet artistike në fotosesionin e realizuar për këtë revistë, duke u shfaqur me pamje ndryshe në disa prej ambienteve ku janë realizuar imazhet.

Foto: Zeit Magazine

Teksa tregon dukjen e saj prej biondeje, Dua në të njëjtën kohë tregon linjat atraktive dhe vë në pah anën e saj artistike, duke pozuar me një tufë lulesh në dorë.

Foto: Zeit Magazine

Ajo ka dhënë edhe një intervistë të veçantë për këtë revistë, duke rrëfyer detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj.

Fokusi i Duas aktualisht është albumi i saj i dytë në karrierë, i cili tashmë është konfirmuar që do të publikohet më datë 3 prill.

Foto: Zeit Magazine

Deri më tani, artistja shqiptare ka prezantuar tri këngë të reja të albumit: “Don’t start now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Zeit Magazine

 

Foto: Zeit Magazine

 

Foto: Zeit Magazine
Exit mobile version