Site icon Telegrafi

Dua Lipa vjen me ngjyrim më të errët se kurrë më parë për V Magazine

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë aktive dhe shumë prezente në mediat e ndryshme.

E zënë me projekte muzikore dhe koncerte, bukuroshja shqiptare gjithnjë gjen kohën që të jetë prezente në media.

Kësaj radhe ajo ka qenë pjesë e numrit më të ri të V Magazine.

Këngëtarja nga Prishtina kësaj radhe vjen më ndryshe me një ngjyrim më të retë në një sesion që shfaq atë edhe plot me stil.

“Një anë më e errët e imja që ju bën të ndiheni më ftohtë”, u shpreh Dua në konfirmimin e numrit më të ri të kësaj reviste.

Superylli shqiptar po vazhdon me performancat e saj nëpër botë, ku së fundmi qëndroi në Japoni në kuadër të turneut të saj aziatik.

Ajo pritet të performojë në Prishtinë me 10 gusht në atë që pritet të jetë festivali më i madh, Sunny Hill Festival.

/Telegrafi/

Exit mobile version