Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e festivalit muzikor “Sunnhy Hill”, i cili do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht.
Një prej festivaleve më të mira në Kosovë është në vlugun më të madh të organizimit dhe gjithçka është në përfundim e sipër.
Por, për dallim prej vitit të kaluar në këtë të sivjetmë, ylli kryesor, Dua Lipa nuk do të performojë në festival, por do të qëndrojë për disa ditë më Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Alban Kastrati ka pohuar se 23-vjeçarja po dëshiron të shijojë festivalin pasi që vitin e kaluar nuk kishte pasur mundësi të shikoj performancat e kolegëve.
“Dua vitin e kaluar nuk ka mundur të shijojë performancat e miqve. Këtë vit dëshiron të jetë spektatore”, tha Albani.
Ai më tutje tregoi se edhe këtë vit fondacioni do të ndajë para në ndihmë të njerëzve në nevojë në Kosovë. “Dua edhe këtë vit do të dhurojë para për fëmijët dhe kulturën në Kosovë. Shuma pritet të arrij 150 mijë euro që do t’i dhuron fondacioni, i cili është më i madhi në rajon”, pohoi ai.
Ndryshe, në edicionin e vitit të kaluar, zeshkania ishte ylli kryesor në natën e parë të festivalit gjersa në të dy të tjerat, Action Bronson dhe Martin Garrix. /Telegrafi/