Telegrafi

Dua Lipa vjen me koleksion të ri në shqip në bashkëpunim me Puma

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, prej vitesh është bërë pjesë e markës së famshme, Puma.

Partneriteti i tyre tashmë po shkon në një nivel tjetër meqenëse është edhe ambasadore e këtij brendi të madh.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ dhe Puma tani po nxjerrin një koleksion të titulluar shqip “Flutur”.

Koleksioni, i frymëzuar nga vitet ’90, thuhet se do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Pumas me një flutur.

“Dua dhe Puma. Koleksioni Flutur do të dalë më 18 dhjetor”, thuhet në një postim të Lipës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Këto duket se janë një pjesë e koleksionit të plotë të kapsulës që Lipa dhe Puma po planifikojnë ta publikojnë vitin e ardhshëm.

Përveç të arriturave në fusha të tjera, Dua edhe këtë vit korri suksese të mëdha në muzikë.

Ajo solli këngë e bashkëpunime që u pritën shumë mirë dhe grumbulluan miliona në platformat e ndryshme muzikore. /Telegrafi/