Ajo aktualisht është në turne të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia”.
Dhe Dua Lipa tregoi shijen e saj të patëmetë të stilit të enjten (15 shtator) në një koleksion të fotografive që ndau me fansat në Instagram nga koha e saj në Argjentinë.
Këngëtarja, 27 vjeçe, ka shfaqur fizikun e saj të tonifikuar e veshur me një palë sytjena me ngjyrë të verdhë që binte në sy, e shoqëruar me një fund të thurur dhe triko.
Dua veshi një palë taka të verdha neoni, ndërsa i përshtati ato me kapele ngjyrë rozë dhe një çantë dore prej lëkurës së gjarprit.
Bukuroshja kishte një grim të lehtë , ndërsa flokët e gjata dhe të zeza i binin mbi supe.
Krijuesja e hitit “Levitating” dukej se po kalonte kohë të mirë në Buenos Aires, teksa shpërndante foto të saj duke ngrënë pica dhe duke pirë verë.
“Ushqim i mirë, verë e mirë, kujtime të mira, faleminderit Buenos Aires”, ka shkruar artistja në mbishkrim.
Ajo gjithashtu zbuloi në rrjetet sociale se podkasti i saj i njohur “Dua Lipa: At Your Servic” do të rikthehet javën e ardhshme për sezonin e dytë.
Kjo vjen pasi këngëtarja ishte në Brazil ku performoi në festivalin “Rock In Rio” në Rio de Janeiro gjatë fundjavës që lamë pas.
Dua, e cila njihet për hitet, duke përfshirë “One Kiss” dhe “Cold Heart”, do ta përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth, të Australisë. /Telegrafi/