Site icon Telegrafi

Dua Lipa viziton Fishtën në Zadrimë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka qëndruar disa ditë në Kosovë.

Ajo interpretoi në natën e parë të festivalit Sunny Hill, teksa për katër ditë të tjera e ndoqi nga tribunat këtë ngjarje të cilën e organizon babai i saj, Dukagjini.

Një ditë para se të kthehet sërish në Londër, Lipa bëri një vizitë edhe në shtetin amë – në Shqipëri.

Më saktësisht ajo bashkë me të atin shkuan për drekë në Fishtë të Zadrimës, ku njëherësh ndodhet edhe një prej restoranteve më të mëdha të agroturizmit.

Ka qenë vet faqja e Mrizit të Zanave, ajo e cila ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga vizita e këngëtares 26-vjeçare.

Foto: Mrizi i Zanave/Instagram

Dua është dukur e lumtur dhe e buzëqeshur gjatë gjithë kohës, ndërsa është takuar nga afër me vizitorët dhe stafin.

Dua dhe babai i saj përndryshe po e organizojnë për herë të parë sivjet festivalin Sunny Hill edhe në Tiranë, në datat 26, 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version