Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, së fudmi publikoi albumin e saj të dytë në karrierë, “Future Nostalgia”.
Një ditë para se të publikonte të plotë albumin, ajo solli me klip këngën e nëntë të albumit, “Break my heart”.
Kënga e cila vjen si një miksim i zhanrit pop me stilin e viteve 80′, është pritur mirë nga publiku ndërkombëtar.
Një skenar tejet të veçantë ka pasur edhe klipi i këngës, i cili zhvillon ngjarje me iluzione nga njëra skenë në tjetrën.
E duket se edhe për paraqitjen në klip Dua ka shpenzuar mjaft, pai vetëm puloveri i famshëm ngjyrë vjollcë në klip, kap shifrën e mijëra eurove.
Ka qenë faqja “What they wearin” ata të cilët përmes një postimi kanë bërë të ditur se puloveri i markës “Channel” që Dua ka të veshur në klip, kap shifrën e 6350 eurove.
Ndërkohë xhaketa ngjyrë rozë e markës “Miu Miu” kushton rreth 1650 dhe fundi i po të njëjtës markë kushton plot 800 euro.
Artistja Lipa përndryshe njihet për stilin e saj të veçantë në veshje, për të cilin jo rrallë herë është komplimentuar nga kritikët e modës. /Telegrafi/