Site icon Telegrafi

Dua Lipa me veshje atraktive edhe kur luan ‘bowling’

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është gjithnjë e përfolur për stilin e saj.

Ajo ka treguar shumë herë se është e lidhur me modën, teksa edhe fillimet e karrierës i pati si modele, para debutimit në këndim.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Dua përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, ka treguar se ka shijuar një ditë pushimi pranë miqve dhe të dashurit të saj.

Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shqiptare shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë dhe me pupla, i cili i ka dhënë asaj një pamje edhe më atraktive.

Dua bashkë me shoqërinë kanë shijuar një lojë “bowling”, teksa me fustanin e saj plot çufka, këngëtarja ka arritur të tërheqë edhe më tepër vëmendjen.

“Swan Song” përndryshe mban titullin kënga e fundit që ajo e solli muaj më parë për publikun, dhe e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version