Ata po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.
Këngëtarja Dua Lipa, e cila e ktheu moshën e re në 24 vjeç të enjten, dukej shumë e dashuruar me të dashurin e saj të ri Anwar Hadid, të premten në mëngjes, pasi dyshja shkuan të shëtisnin së bashku pranë dyqaneve në Malibu Country Mart, në Kaliforninë Jugore.
Hadid, 20 vjeç, po binte në sy me pamjen e tij të zakonshme, ndërsa mbante krahun mbi shpatullën e të dashurës së tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dyshja e lezetshme ishin të dy veshur me pantallona të shkurtra, ndërsa Dua dukej më e ekspozuar se zakonisht.
Lipa kishte veshur një palë atlete të zeza për të kompletuar pamjen e saj plot stil.
Anwar vuri në pah tatuazhet e tij të shumta me një bluzë të hapur, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona jeshile.
Gjatë festimeve të ditëlindjes së këngëtares së hitit “IDGAF”, dyshja mund të shiheshin duke i dhuruar njëri-tjetrin puthje të ëmbla në faqet e njëri-tjetrit në tryezën e darkës.
Ata ndërkohë po vazhdojnë të shijojnë plazhin gjatë pushimeve në Malibu. /Telegrafi/