Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon vizitën e saj turistike në Shqipëri.
Ajo së fundmi ka vizituar qytetin antik të Butrintit, me ç’rast edhe është njohur nga afër me historinë e qytetit të vjetër shqiptar.
Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e saj në këtë vend, ku duket se ka ngelur e mrekulluar nga bukuritë antike dhe gjurmët e historisë.
E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, Dua është dukur mjaft tërheqëse në imazhet që ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.
Lipa përndryshe ka më shumë se një javë që qëndron në Shqipëri për pushime, së bashku me familjen e saj.
Në ditët e para të vizitës së saj në shtetin amë, Dua u takua me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Ajo pranoi dhurata në shenjë mirënjohje nga të dy, ndërsa vizitoi prej së afërmi edhe një kopsht në qendër të Tiranës, i cili po rindërtohet me mbështetje nga fondacioni i saj, “Sunny Hill Foundation”. /Telegrafi/