Krahas angazhimeve muzikore, Dua Lipa nuk i lë anash edhe aktivitetet fizike.
Këngëtarja shqiptare me famë botore ka publikuar një video, në të cilën paraqitet duke ushtruar boks.
Ajo ka treguar se është zgjuar në 8:00 të mëngjesit për t’u marrë me këtë aktivitet fizik.
Ushtrimet padyshim që i shërbejnë për mbajtjen e vijës trupore dhe njëherësh ajo është e gatshme për vetëmbrojtje.
Në përshkrimin e videos, Dua tregon se ka edhe shumë për të mësuar në boks.
Stërvitjen e saj mund ta shikoni në videon e mëposhtme që e ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/