Telegrafi

Dua Lipa uron në mënyrë të veçantë nënën e saj për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditën e sotme (e diel) ka uruar nënën e saj për ditëlindje.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 47.5 milionë ndjekës, ka përzgjedhur fjalët më të mira për të ëmën, Anesën.

Ajo po ashtu krahas urimit ka ndarë edhe disa fotografi të përbashkëta, përfshirë edhe ato nga fëmijëria.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Gëzuar ditëlindjen nëna ime e bukur, më e mira ime, më argëtuesja, më e dashura, më e ëmbël, qesharake por përtej gjithë kësaj, gruaja më e fortë në jetën time”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Ne të gjithë jemi aq me fat që ju keni udhëhequr gjithë jetën tonë me dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar – Unë të dua, ne ju duam. Mbretëresha jonë”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Artistja e njohur ka një raport shumë të afërt me të dy prindërit dhe këta të fundit qëndrojnë pas çdo suksesi të saj.

Përveç krijueses së shumë hiteve, Anesa dhe Dukagjini janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: Rinës dhe Gjinit. /Telegrafi/