Rëndom gjatë festave të ndryshme, yje të shumta i urojnë fansat e tyre përmes rrjeteve sociale.
Dhe derisa artistë të shumtë të skenës sonë i kanë uruar myslimanët për Bajram, këtë gjë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory me mbishkrimin “Eid Mubarak” (që i referohet urimit për festë), ndërsa e ka shoqëruar edhe me një zemër.
Ndryshe, Dua së fundmi ka qëndruar në Kosovë, në kuadër të festivalit Sunny Hill, i cili drejtohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Në Prishtinë, ajo u shoqërua edhe nga Anwar Hadid, i cili thuhet se është i dashuri i saj i ri. /Telegrafi/