Site icon Telegrafi

Dua Lipa uron Krishtlindjet me një foto nga fëmijëria

Po shënohet festa e Krishtlindjeve kudo në botë, dhe emra të njohur nga arti kanë ndarë urimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Një urim për besimtarët krishterë nuk ka munguar as nga ylli i muzikës, Dua Lipa, e cila e bëri këtë përmes llogarisë së saj në Instagram.

Artistja shqiptare me famë botërore postoi një fotografi nga fëmijëra ku shihet bashkë pranë një babadimëri, ndërsa ka shkruar një mesazh për festën.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve dhe gëzuar festat. Pushimet mund të jenë një kohë e vështirë, prandaj ju lutemi sigurohuni që të kujdeseni për të dashurit tuaj që mund ta kalojnë atë vetëm, ata që vuajnë nga një humbje ose ata që janë larg familjeve dhe miqve të tyre këtë vit. Ju dërgoi shumë dashuri”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.

Në anën tjetër, Dua solli imazhe edhe nga festa e saj të cilën e kaloi pranë miqve, pasi ditë më parë u raportu se ajo i dha fund lidhjes me modelin, Anwar Hadid.

Ndërkohë, 26-vjeçarja po e përmbyll një vit të suksesshëm, teksa po përgatitet për turneun e ardhshëm botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version