Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, pritet që të korrë suksese të shumta në “Grammy Awards 2021”.
Por, pak para se të mbahet evenimenti, ajo ka zgjedhur që të dedikojë disa fjalë për të ëmën e saj.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Dua ka uruar Ditën e Nënave, teksa fotografitë ishin nga më të ndryshmet.
HAPPY MOTHERS DAY TO MY MAMA ❤️ I LOVE YOU / WE LOVE YOU – THANK YOU FOR ALL THAT YOU DO!!!!!
Posted by Dua Lipa on Sunday, March 14, 2021
Në tre prej imazheve, artistja kishte hapur arkivat për të shpërndarë me fansat momente nga fëmijëria.
Ndërsa në një tjetër u shfaq së bashku me nënë dhe motrën e saj, ndërsa shkëlqenin me paraqitjen.
“Urime Dita e Nënave për ty mami. Të dua, ne të duam. Faleminderit për gjithçka që bën”, ka shkrua ajo në përshkrim.
Postimi mori me mijëra komente, që uronin për më të mirat nënën e këngëtares së njohur. /Telegrafi/