Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, u ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me flamurin kombëtar në shpinë.
Këtë imazh, Dua e ka realizuar gjatë vitit 2019 në Kosovë, kur ishte prezente për festivalin ‘Sunny Hill’.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, teksa është shprehur krenare që është shqiptare.
“28 nëntori! Dita e flamurit, krenare të jem shqiptare, urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Artistja me prejardhje nga Kosova gjithashtu së fundmi performoi në një koncert virtual të titulluar “Studio 2054”, ku argëtoi fansat e saj përmes shfaqjes ‘online’. /Telegrafi/