Telegrafi

Dua Lipa u nda nga Paul Klein, rikthehet me ish-të dashurin e mëparshëm Isaac Carew? (Foto)

Këngëtarja Dua Lipa u tregoi të gjithë fansave të saj se si të thyejnë rregullat përmes htit të saj të padiskutueshëm “New Rules”.

Por, së fundmi ajo mund të ketë vërtet nevojë të marrë një këshillë për veten nga kënga e saj, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa dhe Paul Klein

Është raportuar se këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj, Paul Klein, pas pesë muajsh lidhje.

Flitet se ajo i është rikthyer ish-të dashurit të saj të mëparshëm, Isaac Carew.

Dua Lipa dhe Isaac Carew

Një burim i afërt me këngëtaren tha: “Dua dhe Paul kishin një kohë vërtet të mirë së bashku, por gjërat nuk funksiononin.

“Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet e saj në albumin e saj të ri, të cilin ajo e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos.

Dua Lipa ka grumbulluar 35 milion shikime në një javë për videon e fundit “IDGAF”.

Ndarja ka sjellë kujtimet e Isaccut, me të cilin ajo u nda në këtë kohë vitin e kaluar. Ndërsa flitet se rikthimi te ai është shumë i mundshëm. /Telegrafi/