Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen e MET Gala.
Dukja e saj u komplimentua nga të gjitha mediat ndërkombëtare, gjersa komente të shumta pozitive për artisten pati edhe në rrjetet sociale.
Ajo i befasoi të gjithë teksa në tapetin e kuq u shfaq me një model flokësh të gjata, të cilat i kishte realizuar me anë të shtojcave speciale.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Dua ka treguar se si është dukur gjatë përgatitjeve për mbrëmjen solemne.
E veshur me robdeshambër dhe pa grim, këngëtarja ka treguar momentin kur sapo kishte përfunduar vetëm realizimin e modelit të flokëve.
“Në qoftë se flokët e mia do të dukeshin kështu çdo ditë, unë nuk do të dija të veproja … flokët e shkurtra më mbajnë modeste”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Në të njëjtin moment, teksa ka pozuar pasqyrës, Dua ka vënë në pah të brendshmet e saj, ndërsa ka treguar edhe këmbët atraktive.
Këngëtarja shqiptare është vlerësuar gjithnjë lart për vijën trupore dhe paraqitjet me shumë stil në evenimente të rangut botëror. /Telegrafi/