Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe aktive me projekte muzikore.
Derisa po shijon sukseset e albumit të ri, ajo po përgatitet për një projekt tjetër muzikor që pritet ta publikojë gjatë verës.
Krahas projekteve të suksesshme, artistja 24-vjeçare komentohet mjaft shumë edhe për fizikun e saj atraktiv.
Se si po arrin të mbajë në formë linjat trupore, e ka treguar më së miri përmes një video që ka ndarë së fundmi në llogarinë personale, Instagram.
E njëjta vjen në top-formë gjersa ka vënë në dukje linjat e saj gjatë ushtrimeve që ka bërë në kushte shtëpie.
“Rituali i ditës”, ka shkruar Lipa ku tregon se çdo ditë bën ushtrime për t’u përkujdesur për trupin e saj.
Dua po kalon kohë të mirë në Londër me të dashurin e saj, Anwar Hadid, derisa ky i fundit u raportua se do jetë pjesë e këngës së re të këngëtares. /Telegrafi/