Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë po i kalon të qeta në vetë-izolim.
Pak ditë më parë, ajo bëri të ditur se ndodhej e karantinuar me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa u bënte thirrje fansave që të tregojnë kujdes të shtuar në lidhje me përhapjen e coronavirusit.
Duke qenë në një krizë pandemie globale, teksa njerëzit po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, kreativitetin po e shprehin përmes statuseve satirike në rrjetet sociale.
Një nga këto statuse të bëra në rrjetin social Twitter duket t’i ketë bërë shumë përshtypje Duas, pasi lidhet direkt me një nga hitet e saj më të fundit.
Një llogari e quajtur “Madame President”, ka shkruar disa rreshta për mënyrën se si t’i shmangemi COVID-19, duke përmendur vargjet e këngës “Don’t start now” të artistes Lipa.
Për çudi, vargjet e kësaj kënge kërkojnë një individ që të qëndrojë larg nga personi që i interpreton.
“Si ta shmangim coronavirusin:
- Don’t show up, don’t come out (Mos u shfaq, mos dil jashtë)
- Don’t start caring about me now (Mos fillo të kujdesesh për mua tani)
- Walk away, you know how (Largohu tutje, ti e din si)
- Don’t start caring about me now (Mos fillo të kujdesesh për mua tani)”, shkruhet në këtë status që Dua Lipa e ka ndarë edhe me fansat e saj në Instagram.
“Unë nuk i bëj rregullt”, shkroi Dua në mbishkrimin e këtij postimi, që mesa duket e ka bërë për të qeshur paksa në lidhje me situatën jo të këndshme që mbizotëron në planet për shkak të virusit COVID-19. /Telegrafi/