Site icon Telegrafi

Dua Lipa tregon se si e përjetoi momentin kur për herë të parë e dëgjoi veten në radio

Këngëtarja e hitit “New Rules”, Dua Lipa fillimisht ishte e ngarkuar me suksesin.

Bukuroshja shqiptare ka folur për revistën amerikane GQ, duke zbuluar disa të pathëna rreth karrierës muzikore.

Ajo ka treguar për momentet e para kur e dëgjoi për herë të parë veten në radio teksa ekzekutohej kënga “Be the One”.

Madje, Dua thotë se është rrëzuar në dysheme dhe filloi të qaj pasi që nuk mundte tu besonte veshëve.

“Kënga e parë që ekzekutua në radio ishte Be The One”, tha fillimisht për revistën, Dua.

“Pasi mbërrita në shtëpi, u përplas me derën teksa vrapoja ta lëshoja radion! U rrëzova në dysheme dhe isha në lot pasi që nuk mund të besoja që po ndodhte. Ishte shumë emocionuese”, tha ajo.

Kujtojmë se albumi i saj debutues u zgjodh si më i miri për vitin që lamë pas ndërsa ka fituar një numër të madh të çmimeve në MTV Europe Awards.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja pasi publikoi këngën e fundit “IDGAF”, e cila deri më tani është shikuar mbi 47 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se 22-vjeçarja së fundi është raportuar se është ndarë nga i dashuri për tu rilidhur me ish të dashurin. /Telegrafi/

Exit mobile version