Dua Lipa njihet si një ndër këngëtaret që kujdeset shumë për shfaqjet në koncerte të ndryshme.
Këngëtarja kohët e fundit është duke marrë pjesë në koncertet e Coldplay, ku po paraqitet me mjaft sukses në shtetet e Amerikës Latine.
Së fundi, ajo ka treguar se kush po përkujdeset në prapaskena që të dukur për mrekulli para publikut.
Bëhet fjalë për Lorenzo Posocco për të cilin Dua nuk ka kursyer fjalët duke i shprehur të gjithë vlerësimin e saj.
“I dashur e dua këtë fotografi sepse është në formën më të mirë tonën në një restorant italian duke pirë e duke festuar si gjithmonë. Të falënderoj për dy vite shumë të mira duke punuar së bashku. Kjo është për momentet tona të çmendura nga vënia në flakë e xhinseve e deri te xhirimet 14 orësh në Manolos, derisa më janë ënjtur këmbët sikur një shtatzënë tetë muajsh. Të dua”, ka shkruar Lipa.
Ndryshe, Lipa tashmë gjendet me bendin britanik në shtetin e Argjentinës pas disa koncerteve që ka mbajtur në Brazil.
Kujtojmë se Dua është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore ndërsa kënga e fundit “New Rules” është shikuar mbi 625 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/