Telegrafi

Dua Lipa tregon se edhe sa ditë kanë mbetur deri te publikimi i albumit të parë

Dua Lipa duket se mezi po pret të dal në shitje albumi i parë.

Pothuajse çdo ditë po komunikon me ndjekësit në rrjetet sociale duke i informuar se edhe sa ditë kanë mbetur deri tek dalja në shitje e krijimtarisë artistike.

“Kanë mbetur edhe 20 ditë deri tek publikimi i albumit të parë”, ka shkruar Dua në Facebook.

Albumi do të përmbajë 17 këngë ndërsa disa prej tyre tashmë i kemi dëgjuar ndërsa janë bërë edhe hite ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon listën e këngëve të albumit të parë (Foto)

Theksojmë se Dua ka paralajmëruar se më 2 qershor do ta nxjerrë në shitje albumin. /Telegrafi/