Site icon Telegrafi

Dua Lipa tregon problemet me lëkurën e fytyrës

Dua Lipa (Foto: Agon Gjinofci)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjatë javës së kaluar qëndroi për disa ditë në Kosovë, ku ndoqi nga afër festivalin “Sunny Hill”.

Ajo tani ndodhet në New York, ku po punon për projektet e saj të radhës.

Dua ndërkohë vazhdon ende të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Dua Lipa (Foto: Christian Augustin/Getty Images/Guliver)

Duke qenë shumë e hapur me fansat e saj, Dua nuk heziton që të tregojë edhe defektet e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka hedhur në InstaStory një imazh, duke treguar se po ka së fundmi disa probleme me lëkurën, konkretisht me aknet në fytyrë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Lëkura ime nuk është e lumtur”, shkroi ajo në këtë fotografi, ndërsa dukej teksa realizonte një tretman për fytyrën.

Më vonë, Lipa hodhi në Instagramin e saj një tjetër fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse veshur me një fustan të gjërë, i cili e bënte të dukej edhe më elegante. /Telegrafi/

Exit mobile version