Site icon Telegrafi

Dua Lipa tregon kredencialet e saj të çuditshme të modës me një pallto grafike ndërsa shëtitet në New York

Romanca e saj me të dashurin e ri Anwar Hadid, po bëhet dita-ditës edhe më e fortë.

Por Dua Lipa ishte pa të dashurin e saj të premten, ndërsa po shëtiste jashtë apartamentit në New York me një mik të sajin, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 24 vjeçe, u pa e veshur me një pallto dimri me vizatime dragonjsh dhe pantallona të zeza të zgjeruar.

Lexo po ashtu Duket bukur edhe pa makijazh, Dua Lipa tërheq vëmendjen me pamjen e saj pas aterimit në Aeroportin "John F. Kennedy"

Duke u shfaqur plot stil në ansamblin e saj, Dua dukej e qetë teksa shijonte lëpirësen e saj të ëmbël.

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë taka shumë tërheqëse.

Nuk kishte asnjë shenjë të të dashurit të saj Anwar, vëllai më i ri i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, me të cilët gëzoi një pushim luksoz në Miami kohët e fundit.

Dua ka forcuar tej mase lidhjen e saj me Anwarin që nga qershori, pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri Isaac Carew. /Telegrafi/

Exit mobile version