Dua Lipa ekspozoi këmbët e saj të gjata në një veshje tërësisht të zezë, ndërsa po shkonte për darkë në restorantin “Eleven Madison Park” në New York të dielën mbrëma.
Interpretuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, tregoi fizikun e saj vezullues me një minifund dhe xhaketë lëkure të markës ‘Balenciaga’, të cilat i bashkoi me çizme të gjata deri tek gjuri.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një bluzë të kuqe dhe mund të shihej duke ecur përgjatë rrugës me një çantë të zezë, shkruan DailyMail.
Dua i la flokët e saj me ngjyrë korbi të binin të lirshme mbi supe dhe zgjodhi një makijazh të mrekullueshëm, të përbërë nga rimeli i hirtë dhe buzëkuqi i kuq.
Lipa për aksesorë ishte pajisur me një palë vathë argjendi, ndërsa në thonj kishte të realizuar një manikyr shumëngjyrësh.
Këngëtarja gjithashtu ka publikuar një sërë fotografish në Instagram, duke përfshirë një ku shihej me shoqen e saj të veshur me të njëjtën veshje.
Kjo paraqitje e saj vjen pakë kohë pasi turneu i saj “Future Nostalgia” u konfirmua se po fillon më 9 shkurt në Miami, pothuajse dy vjet më vonë se sa ishte planifikuar.
Dua ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga prapaskenat nga provat në “Izod Center” në New Jersey të mërkurën.
Ajo tërhoqi vëmendjen, pasi ishte veshur me një bluzë ngjyrë rozë të ngushtë, me mëngë të gjata.
Në një foto tjetër, interpretuesja e hitit “Cold Heart” pozoi përpara një pasqyre gjigante të rrethuar nga shoqëria e saj e kërcimtarëve mbështetës në një stadium. /Telegrafi/