Telegrafi

Dua Lipa tregon fizikun e saj të formësuar në një veshje të zakonshme, ndërsa i jep një përqafim të ngrohtë të dashurit të saj

Ata filluan të takohen për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe kanë dokumentuar romancën e tyre në rrjetet sociale.

Dhe Dua Lipa shijoi një kohë cilësore me të dashurin e saj Anwar Hadid në një dalje të martën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 25 vjeçare, tregoi sensin e saj të stilit ndërsa veshi një bluzë të shkurtër në ngjyrat kuqe dhe blu që nxirrte në pah figurën e saj trupore.

Dua gjithashtu veshi një palë xhinse blu dhe u mbështoll ngrohtë me një xhaketë blu dhe një shall të kuq.

Krijuesja e hitit “New Rules” lejoi që flokët e saj brune të binin të lëshuara mbi shpatullat e saj ndërsa ndau një seri fotografish nga shëtitja e ditës me të dashurin.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me veshje të çuditshme rrugëve të Hollywoodit

Në një fotografi tjetër, Dua u shfaq duke i dhënë një përqafim të ngrohtë në faqen e Anwarit, ndërsa çifti pozonte në pasqyrimin e një xhami makine.

Dua ndryshoi pamjen e saj në një moment ndërsa ndaloi xhaketën e saj në favor të një kapuçi marine me ngjyrat blu dhe vjollcë.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi Dua kohët e fundit tha se është më ‘rehat’ me Anwarin, 21 vjeç, sesa ka qenë ndonjëherë në ndonjë marrëdhënie tjetër.

Duke folur për romancën e saj me Anwarin në një intervistë për ‘Rolling Stone’, ylli tha: “Unë jam shumë komode në këtë marrëdhënie, më shumë se çdo herë tjetër”.

Dua gjithashtu diskutoi se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani.

Këngëtarja pranoi se e donte ritmin e qetë të jetës dhe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.

Interpretuesja e hitit “One Kiss” gjithashtu foli për të dashurin Anwar në një intervistë të fundit për “British Vogue”, duke thënë se ajo përpiqet të ekuilibrojë ‘të qenurit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar’, duke e mbajtur romancën e tyre private.

Dua i tha revistës: “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë në rregull kjo është kënaqësi”.

Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa dëshirojmë të shihni”. /Telegrafi/