Ajo shijoi një pushim të mirë në Shën Luçia me të dashurin Anwar Hadid në fillim të këtij muaji.
Dhe Dua Lipa u shfaq në humor të mirë të martën në mbrëmje, teksa ndau disa fotografi atraktive në llogarinë personale, Instagram.
Këngëtarja, 24-vjeçare, vuri në pah figurën e saj të jashtëzakonshme në bikini të ndryshme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dua tregoi fizikun në një palë bikini me ngjyrë të gjelbër duke theksuar të pasmet para fotografit Anwar, 21-vjeçar, në një pjesë të plazhit.
Në një fotografi tjetër, krijuesja e shumë hiteve i dha një përqafim të dashurit gjersa po realizonin një ‘selfie’ pranë pishinës së vilës që zgjodhën.
Në imazhin tjetër në det, Dua gjithashtu shkëlqeu në bikinit e zeza.
Këtë muaj, ylli i “Don’t Start Now” është rikthyer në Amerikë me Hadid pas pushimeve që kaluan së bashku.
Çifti i ri u mirëpritën nga nëna e modelit, Yolanda Hadid, me një dedikim të përzemërt në Instagram.
Pavarësisht se ishin të lumtur për t’u rikthyer, çifti duhej të karantinoheshin në Karaibe meqë artistja shqiptare nuk është një shtetase e regjistruar në ShBA. /Telegrafi/