Më 7 gusht, Dua Lipa do të vijë në Kosovë, ku dy ditë pas kësaj do të mbajë koncert bamirës në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës.
Të gjitha të hyrat materiale nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin SunnyHill.
Për këtë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se “është i kënaqur që Prishtina është ombrellë e koncerteve kulturore”, ku ka shtuar se “ky koncert është vetëm një fillim, pasi që në të ardhmen do të sjellin në Kosovë sa më shumë këngëtarë të njohur për qytetarët”.
Sunny Hill Foundation është organizata e bamirësisë e cila është themeluar nën patronazhin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, që në kuadër të kësaj organizate do të shënohet edhe koncerti i parë i kësaj këngëtareje në Kosovë. /Telegrafi/