Dua Lipa ishte gati të ‘fluturonte’ gjatë takimit me Trevor Noah, sipas Page Six.
Ylli i muzikës pop, e lindur në Londër, 27 vjeçare, dhe komediani nga Afrika e Jugut, 38 vjeç, u panë të mërkurën mbrëma në Miss Lily’s në East Village të New Yorkut, për të cilin një burim i brendshëm na thotë se ishte një vend i zgjedhur nga Noah.
Burimi thotë se Lipa u “godit” në atë që ishte “padyshim një takim”, megjithëse na është thënë se dyshja është në fazat “shumë të hershme” të romancës së tyre.
Fotot nga dalja e çiftit tregojnë ata të ulur afër gjatë darkës, por shumë larg klientëve të tjerë, përpara se të nisen për një shëtitje më pas.
Dyshja u panë duke ecur, folur e po ashtu edhe duke i dhënë përqafime njëri-tjetrit.
Burimi tutje thekson se Noah ishte ‘një zotëri’ gjatë gjithë mbrëmjes dhe se të dy shkuan në shtëpi ‘veçmas’.
Sa i përket faktit nëse kishte të bënte me një puthje në faqe apo buzë, thuhet se ka pasur “ndoshta një puthje në buzë në qoshe”.
“Padyshim që ka interes në të dyja anët”, vazhdon burimi.
Lidhja e fundit publike e Lipës ishte me modelin Anwar Hadid, 23 vjeçar. Ata i dhanë fund romancës së tyre në dhjetor të vitit 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje.
Noah – i cili njoftoi të enjten se do të largohej nga “The Daily Shoë” pas shtatë vitesh – për herë të fundit ishte në lidhje me Minka Kelly, 42 vjeçe. Ata u ndanë majin e kaluar pasi ishin bashkë që nga viti 2020. /Telegrafi/