Për Dua Lipa ky ishte vit i suksesshëm dhe një ndër më të mirit në jetë.
Përpos këngëve të shumta ajo ka pasur edhe qindra koncerte anembanë botës duke përfshirë edhe Kosovën.
Këngëtarja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka pohuar se ky ishte një vit fantastik, transmeton Telegrafi.
“Kur të gjithë po përgatiten për Krishtlindje, unë po ndihem nostalgjike dhe mirënjohëse për një vit të mrekullueshëm dhe sa larg kemi arritur së bashku. Këtë javë do të shikojmë disa nga momentet që i kam ndarë me ju, duke filluar me ‘Song For Julian’”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Facebook.
Vlen të theksohet se deri më tani Dua ka publikuar këngët “Be The One”, “Hotter Than Hell”, “Blow Your Mind”. /Telegrafi/