Site icon Telegrafi

Dua Lipa thotë se e kritikon Izraelin ‘për të mirën e përgjithshme’

Dua Lipa

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, thotë se është e gatshme të përballet me kritikat pas deklaratave të fundit duke e quajtur gjenocid operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza.

Në një intervistë me Radio Times, 28-vjeçarja tha se ajo kontrollonte vazhdimisht veten përpara se të bënte një deklaratë, por e bëri këtë pasi mendonte se ishte për ‘të mirën e përgjithshme’ dhe se ia vlente rreziku.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ muajin e kaluar ripostoi për 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram një grafikë nga grupi ‘Artists4Ceasefire’, së bashku me hashtagun ‘#AllEyesOnRafah’, i cili u shfaq në trend në ditët pas bombardimeve të Izraelit të qytetit në Gaza.

Dua Lipa

“Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për ta ndalë gjenocidin izraelit. Ju lutem tregoni solidaritet me Gazën”, kishte shkruar ajo.

Lexo po ashtu Dua Lipa kërkon të ndalen sulmet në Gaza: Të digjen të gjallë fëmijët nuk arsyetohet

Kohët e fundit, artistja u përmend në një këngë izraelite që bëri thirrje për dhunë kundër figurave publike që kanë shprehur pikëpamje pro-palestineze.

Dua Lipa

Autorja e “Levitating” i tha Radio Times: “Kur flas për gjëra që janë politike, e kontrolloj veten dy herë, trefish: ‘OK, kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme – dhe kjo është arsyeja e vetme po e postoj’.

Lipa, e cila ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, sugjeroi se trashëgimia e saj ndikoi në politikën e saj të hapur. /Telegrafi/

Dua Lipa
Exit mobile version