Telegrafi

Dua Lipa thotë se bukuria nuk vlen, por vetëm muzika

Vendos së bashku një zë të fuqishëm dhe ekspresiv, një imazh joshës dhe një seri këngësh të arrira.

Shuma mund të japë një yll të suksesshëm ndërkombëtar të pop-it. Ajo çfarë po bëhet Dua Lipa.

Pas këngëve me më shumë se 40 milionë klikime si “Be The One” dhe “Hotter Then Hell”, në qershor do të vijë albumi i parë. Dhe mos flisni për bukurinë e saj: “Për mua vlen vetëm muzika”, thotë për Tgcom24, Dua Lipa.

E lindur në Londër nga prindër me orgjinë nga Kosova, Dua është rritur në një ambient muzikor, duke qenë si i ati muzikant e bëri shumë shpejt të interesuar në rryma të ndryshme muzikore, nga Tupac tek Action Bronson, nga Dylan dhe Bowie deri tek Alt J dhe Chance The Rapper.

Ky lloj edukimi solli tek Dua pasionin për muzikën, që e çoi të bëhej një artiste e vërtetë, duke patur dhuntinë për kompozimin , këngën dhe interpretimin.

Për albumin do të bashkëpunojnë edhe Stephen ‘KOZ’ Kozmeniuk (Kendrick Lamar, Nicki Minaj), Emile Haynie (Lana Del Rey, FKA Twigs), Nineteen85 (Drake, Majid Jordan) dhe Jon Levine (Drake, Nelly Furtado).

Protagoniste e një koncerti të madh të suksesshëm në Fabrique të Milanos, disa ditë më parë, që vendosi bazat për sukses edhe në Itali, në Britaninë e Madhe është tashmë një yll.

Gazetat i kushtuan kopertina duke e cilësuar “ylli i ri britanik i pop-it”.