Site icon Telegrafi

Dua Lipa thotë se albumi i saj i ardhshëm është ‘shumë personal’ dhe përqendrohet tek marrëdhëniet romantike

Dua Lipa ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm është ‘shumë personal’ dhe ka të bëjë me romancat dhe nëse një i dashur është i ‘vërtetë apo jo’.

Artistja 28-vjeçare ka qenë në lidhje dashurie me partnerin aktual Romain Gavras 42 vjeç që nga fillimi i vitit dhe ishte më parë në një lidhje disavjeçare me modelin Anwar Hadid.

“Është më shumë për ndjenjat e ndryshme dhe emocionet që ti ke gjatë kohës që je beqar”, tha ajo për US Radio.

“Është gjithashtu që të kuptosh. Ti e kupton se çfarë dëshironi, çfarë keni nevojë dhe çfarë meriton. Kjo kalon nga faza e zbulimit të beqarisë në një marrëdhënie potencialisht të re”, tha tutje artistja.

“Pastaj janë ditët e para dhe të shohësh të vërtetën pas dikujt – nëse ata janë të vërtetë apo jo. Ose kush janë ata”, shprehet tutje ylli.

Dua arriti famë me albumin e saj debutues, “Dua Lipa dhe me atë të fundit, “Future Nostalgi”, i cili sapo ka tejkaluar shifrën e 10 miliardë klikimeve.

Ylli i pop-it ka kaluar orë të tëra në studion muzikore mes regjistrimeve dhe turneut botëror.

Dua shpreson të publikojë muzikë të re para fundit të vitit 2023 dhe shefat e kompanisë së saj diskografike po përpiqen dëshpërimisht të sigurojnë që regjistrimet për “LP”-në e shumëpritur të jenë të sigurta pasi një këngë për të cilën ajo ka punuar më parë me Pharrell Williams u lansua ilegalisht.

Një person i brendshëm i muzikës tha për The Sun: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap”.

“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka shkruar për çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të. Dua ka qenë shumë e qartë për drejtimin e saj për ta mbajtur atë optimiste dhe argëtuese, por ajo do të jetë shumë më zbuluese në tekstet e saj”, thanë ata.

Burimi la të kuptohet edhe për bashkëpunime në album pasi ‘artistët e talentuar’ kanë kërkuar të punojnë me të.

Lexo po ashtu Dua Lipa duket magjike teksa organizon një event fansash për promovimin e këngës së re "Houdini" në Los Angeles

Albumi i dytë i Duas u publikua në mars 2020. Albumi përbëhet nga 13 këngë, duke përfshirë hitet e njohura “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

“Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses kritik, duke përfshirë nominimet e “Grammy” për “Regjistrimi i Vitit”, “Kënga e Vitit” dhe “Performanca më e Mirë Pop Solo”. /Telegrafi/

Exit mobile version