Artistja shqiptare me famë botërore merr vëmendje me secilën paraqitje publike që bën.
Krahas një karrierë të suksesshme në arenën e muzikës ndërkombëtare, 26-vjeçarja njihet edhe për stilin e guximshëm dhe unik të veshjes.
Krijuesja e hitit “New Rules” e tillë erdhi edhe së fundmi, teksa ndau me miliona fansa në Instagram disa imazhe të reja, teksa shihet me një veshje plot stil.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova erdhi e veshur në një kombinim të veçantë nga materiali xhinse, bluzë të shkurtër, pantallona, çizme dhe çantë me po të njëjtën ngjyrë.
Veshën e ngjashme cila ia vinte në pah linjat joshëse të trupit, Dua e përshtati me aksesor dhe grim të theksuar, ndërsa nuk munguan mijëra komente dhe mbi një milion pëlqime sipër postimit.
Kujtojmë që në muajin shkurt artistja ka nisur turneun “Future Nostalgia”, koncertet e para po mbahen në Amerikë për të vazhduar më pas në Australi, Zelandën e Re dhe Evropë.
Ndryshe, së fundi një grup i zhanrit ‘reggae’ nga Florida i quajtur Artikal Sound System ngriti një padi kundër yllit për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo ka kopjuar hitin e saj “Levitating” nga kënga e tyre “Live Your Life”. /Telegrafi/