Ajo padyshim që është duke e festuar suksesin e saj me muzikë.
Dhe Dua Lipa është parë në mbrëmjen e së premtes duke dalë në një klub në West Hollywood, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja i sigurua që të shfaqet e veshur me plot stil, teksa mori vëmendjen e audiencës.
Përmes fustanit portokalli, Dua arriti që të theksojë mjaftueshëm tiparet e bujshme trupore.
Flokët i kishte gjysmë të kapura, kurse makijazhi unik e bëri që të dukej edhe më tërheqëse.
Çka u vu re ishte edhe stili i ri i flokëve të saj, teksa artistja u pa me balluke.
Përpos që u fotografua nga paparacit, Dua kishte ndarë imazhe nga dukja edhe në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/