Telegrafi

Dua Lipa do të performojë në të njëjtën skenë me Andrea Bocellin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në botë.

Ajo së fundmi do të performojë në të njëjtën skenë me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocellin.

Kjo u bë e ditur nga vetë muzikanti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

The second date of the fourteenth edition of Teatro Del Silenzio is scheduled for Saturday, July 27, 2019 at 8:30 pm and…

Publiée par Andrea Bocelli sur Lundi 1 juillet 2019

“Data e dytë e edicionit të katërmbëdhjetë të teatrit italian “Teatro Del Silenzio”, që është planifikuar të mbahet të shtunën, më 27 korrik, 2019 në orën 8:30, ne jemi të lumtur të ju njoftojmë që ylli i muzikës pop Dua Lipa do jetë me Andrea Bocellin”, ka shkruar Bocelli në postimin e tij.

Lexo po ashtu Dua si gjithnjë shkëlqyese, publikohet videoklipi me Andrea Bocellin

Vlen të ceket se Lipa vitin e kaluar ka qenë pjesë e albumit të ri të Andreas, projekti i të cilëve titullohet “If Only”. /Telegrafi/