Telegrafi

Dua Lipa do të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards 2024”

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua Lipa, Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo janë zbuluar si emrat e parë që do të performojnë në mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammmy Awards 2024”.

Këngëtaret do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 66-të vjetore të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet më 4 shkurt në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Tri këngëtaret janë të parat nga një seri performuesish që pritet të zbulohen nga Akademia e Regjistrimit, me veprime shtesë që priten të njoftohen në javët e ardhshme.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Të gjitha tri artistet janë nominuar për çmime të ndryshme gjatë natës, përfshirë Olivian, 20 vjeeç, dhe Billien, 22 vjeçe, që kanë nga gjashtë nominime.

Lexo po ashtu Burimet pranë dyshes thonë se Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje: Ata 'çmenden' pas njëri-tjetrit

Dua, 28 vjeçe, e cila tashmë është fituese e tri çmimeve “Grammy” dhe ka performuar më parë gjatë ceremonisë, është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e realizuar për Media Vizuele”, për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Megjithatë, artistja më e nominuar këtë vit është SZA – emri i vërtetë i së cilës është Solana Rowe. Ylli, 34 vjeç, mori nëntë nominime në total, duke përfshirë çmimet kryesore “Albumi i vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.

Në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo konkurron për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit pop”, për hitin e saj “One In A Million” në bashkëpunim me David Guettan. /Telegrafi/