Yjet Dua Lipa, Harry Styles, Camila Cabello, Calvin Harris, AJ Tracey dhe Biffy Clyro kanë njoftuar se do jenë pjesë e “Radio 1 Big Weekend” këtë vit.
Ata janë vetëm emrat e parë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në festivalin më të madh të muzikës të organizuar nga “BBC Radio”.
Ky event pritet të mbahet në parkun Camperdown prej datës 22 – 24 maj (e premte – e diel) 2020, me mbi 70 mijë të tjerë të pranishëm.
Gjithashtu, ky do të jetë viti i 17-të i Big Weekend, që u zhvillua në Stewart Park, Middlesbrough në vitin 2019.
‘Emocionet e këngëtarëve’
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, u ka premtuar fansave që do të dëgjojnë këngët e reja prej saj kur ajo performoi në Big Weekend.
“Mezi po pres të ndaj këngët e reja me ju – shpresoj që do jeni gati”, ka thënë ajo në një deklaratë.
Dhe Camila Cabello po ashtu mezi po pret për udhëtimin e saj për në Skotlandë.
“Jam shumë e emocionuar të rikthehem në Big Weekend. Do jetë shumë argëtuese të performojë për ju njerëz në Skotlandë”, ka thënë këngëtarja.
Edhe Harry Styles u shpreh se është shumë i gëzuar që do kthehet në Big Weekend.
“Është fillimi i verës dhe turmat në Skoci janë gjithnjë të çmendura. Shihemi së shpejti Dundee”, shtoi ai.
‘Big Weekend – Hera e dytë që mbahet në Dundee’
Kjo nuk është hera e parë që Big Weekend po mbahet në qytetin Dundee – pasi u mbajt në parkun Camperdown në vitin 2006.
Pink, Sugababes, The Streets, Snow Patrol, Paolo Nutini dhe Muse ishin emrat e mëdhenj që performuan atë kohë. /Telegrafi/