Telegrafi

Dua Lipa: Të perfomoj në Kosovë është një moment gjigant, sepse është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj që kur isha e re

Foto: Dua Lipa/Instagram

Gjithçka filloi me këngët ‘cover’ që ajo dikur i këndonte në dhomën e saj të gjumit.

Artistja shqiptare, Dua Lipa, është tani njëra ndër këngëtaret më të suksesshme në rang-listat botërore, shkruan PlanetRadio.

Së fundmi, në një intervistë për “Hits Radio” përball gazetarit Jordan Lee, teksa promovonte këngën e saj të “Don’t start now”, Dua rrëfeu edhe se si ka ndryshuar jeta e saj, nga koha kur këndonte këngë “cover” në dhomën e saj të gjumit, e deri te momenti kur arriti të fitojë dy çmime BRIT Awards.

Këngëtarja shqiptare i tha gazetarit se kaq shumë gjëra kanë ndodhur, se ka disa momente që veçohen. Një nga ato momente është kur ajo performoi në vendlindjen e saj, në Kosovë.

Lexo po ashtu Sukseset e artisteve shqiptare nuk kanë të ndalur, Ava Max dhe Rita Ora fitojnë çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards

“Të performosh në Kosovë, në vendin tim, është gjithmonë një moment masiv, sepse është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj, që kur isha e re”, tha Dua Lipa për “Hits Radio”.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë 24-vjeçarja vazhdoi të zbulojë një tjetër moment interesant, duke rikujtuar kohën kur po regjistronte një reklamë në Grand Canyon. Ajo i shpjegoi moderatorit duke thënë: “Nuk kishte asgjë dhe nuk ishte askush përreth, dhe unë isha vetëm në buzë të këtij shkëmbi. Dhe ishte aq bukur, dhe unë u tërhoqa nga ajo. Në kokën time isha si: ‘Unë mundem, unë besoj se do të arrij të jem kjo që dua'”.

Gjatë intervistës në Hits Radio, Dua zbuloi edhe më shumë rreth albumit të saj të ri. Emri i albumit të ri, së bashku me një datë të lëshimit nuk është konfirmuar ende, megjithatë Dua bëri të ditur se mund të ndodh që publikohet para Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)