Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
Është përfolur së fundmi në mediat e huaja se ajo është përzgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit më të ri nga James Bond, i cili do të dalë së shpejti.
Informatat lidhur me këtë janë duke u ruajtur në fshehtësi në nivel të shërbimit inteligjent, por një detaj rreth kësaj tashmë është bërë i ditur për publikun.
Se Lipa është një ndër emrat më pretendentë për ta kënduar kolonën zanore të filmit rreth agjentit britanik 007, është zbuluar nga anë dy anëtarët e bendit “Years and Tears”, në një intervistë të dhënë së fundmi për Radio BBC.
Ndërkohë, muaj më parë Dua e pyetur nga Billboard as nuk e ksihte mohuar e as pohuar një lajm të tillë, duke cekur se nuk kishte asgjë konkrete.
“Do të doja ta bëja, por tash për tash nuk jam duke e incizuar këngën. S’dua të spekuloj” ishte shprehur këngëtarja shqiptare.
Mikey Goldsworthy, njëri nga anëtarët e bendit “Years and Years” gjatë intervistës ka thënë se grupi i tyre do të jenë ata që do të kompozojnë muzikën, ndërsa Dua do të këndojë.
Ndonëse kolegu i tij Emre Turkmen tentoi që një lajm të tillë ta fshihte gjatë intervistës, Mikey nuk e mbajti dot për vete një informatë të tillë. /Telegrafi/