Site icon Telegrafi

Dua Lipa: Do të doja të bashkëpunoja me Kevin Parkerin

KIEV, UKRAINE - MAY 26: Dua Lipa performs prior to the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, ka zbuluar se me kë do të dëshironte të ketë bashkëpunim.

Dhe artisti me te cilin ajo do të dëshironte të bënte jo vetëm një këng,ë por një album të tërë thuhet të jetë Kevin Parker, këngëtar nga Australia.

Artistja e hiti “New Rules”, këtë gjë e ka rrëfyer gjatë një interviste para performancës së saj të jashtëzakonshme në hapjen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Lexo po ashtu Së shpejti dalin në shitje biletat e festivalit Sunny Hill ku performon Dua Lipa

Kur Lipa, u pyet se me cilin artist (të gjallë apo të vdekur) do të donte të kishe bashkëpunim.

“E di çfarë, do të doja shumë të bëja një album me Kevin Parker nga Tame Impala. Thjesht mendoj se ai është shumë i mirë”, ka thënë Lipa.

Në mesin e shumë suksese që ajo është duke korrur më këngët dhe performancat e shumta anë e kënd botës por edhe falë mesazheve që ajo përçon përmjet tyre kujtojmë se ditë më parë, revista e njohur Vogue, e ka listuar atë si një prej femrave më me ndikim në botë, shkruan rtv 21.

Ndryshe kënga e fundit e Duas është “One Kiss ” të cilën na e sjell në bashkëpunim me Calvin Harris.

Exit mobile version