Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e pranishme në eventin e organizuar nga marka “Cartier” në Paris të Francës.
Në këtë event, ajo ka qenë e shoqëruar nga dy prindërit e saj ,Dukagjini dhe Anesa, si dhe i dashuri i saj, Isaac Carew.
Me këtë të fundit, Lipa është ka qëndruar vazhdimisht pranë, duke shijuar kështu mbrëmjen.
Ajo gjithashtu ka performuar për të pranishmit ‘live’ disa nga këngët e saj, duke impresionuar publikun me performancën e saj të veçantë.
Dua ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka shfaqur momentet e ëmbla që ka shijuar nën shoqërinë e të dashurit të saj.
Isaac i ka dhuruar vazhdimisht puthje Duas, e cila dukej më se e lumtur në këtë mbrëmje.
Ajo dukej mjaft elegante dhe atraktive e veshur në një fustan transparent dhe me shkëlqim. /Telegrafi/