Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor Sunny Hill, takoi tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.
Në pamjet e publikuara nga Federata e Tenisit, Dua Lipës iu dhurua një top i tenisit, të punuar nga argjendi dhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova”.
“”Çika e Kosovës”, Dua që si 15 vjeçare u shpërngul e vetme në Londër është storie suksesi e punës, talentit, angazhimit dhe vuajtjes personale të saj dhe të familjes Lipa”.
“Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis. Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit”, thuhet në komunikatën e Federatës së Tenisit të Kosovës.
Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj. /Telegrafi/