Telegrafi

Dua Lipa takohet me vajzën e Ismail Kadaresë

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kjo pasi ajo publikoi në Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj të shumtë që ta lexojnë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

E kur jemi e familja Kadare, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes.

Ajo është takuar me vajzën e shkrimtarit, Besiana Kadarenë, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”.

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

Dua përndryshe muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj Service95, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo si sugjerim për fansat e saj që të lexojnë. /Telegrafi/